Traktat
ndërmjet Republikës së Kosovës dhe
Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan
me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze
Republika e
Kosovës dhe Mbretëria e Danimarkës (tutje “Palët”),
Duke marrë parasysh bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e ngushta dhe afatgjata ndërmjet
Mbretërisë së Danimarkës dhe Republikës së Kosovës,
Duke ditur përkushtimin e përbashkët ndaj vlerave të përbashkëta themelore dhe duke dashur të
zhvillojnë tutje marrëdhëniet ekzistuese të bashkëpunimit,
Me dëshirën që të fuqizojnë lidhjet dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e shërbimit të burgjeve,
energjisë së gjelbër dhe promovimit të sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut,
Duke ditur se Shërbimi Danez i Burgjeve dhe Sprovues po përballet me sfida për sa i përket
infrastrukturës korrektuese në dispozicion,
Duke ditur zhvillimet pozitive në sistemin e shërbimit korrektues në Republikën e Kosovës dhe duke
ditur se Republika e Kosovës me anë të një bashkëpunimi të tillë të intensifikuar do të ketë mundësinë
që të fuqizojë më tej sistemin e saj të shërbimit korrektues,
Duke vënë në dukje se parimet e pëlqimit të lirë, mirëbesimit dhe rregullit pacta sunt servanda njihen
botërisht dhe se ky Traktat do të bazohet në respektimin e të drejtave ndërkombëtare themelore të
njeriut,
Duke dashur t’i ofrojnë njëra-tjetrës
masën më të gjerë të ndihmës së ndërsjellë,
Janë pajtuar si vijon:
1/18